Showbiz

"Po më dhembin në shpirt", çfarë e shqetëson Sara Berishën?

Shkruar nga Liberale
"Po më dhembin në shpirt", çfarë e

Edhe pse jemi mësuar ta shohim gjithmonë në një formë perfekte dhe me thonjtë e kuruar deri ne detaj, Sarah Berisha sapo na zbuloi se paska një ves aspak të mirë.

Ditën e sotme, blogerja e njohur ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka treguar se ka ngrënë thonjtë dhe në lidhje më këtë problem, Sarah ka kërkuar edhe ndihmën e fansave pasi deri më tani ka provuar çdo gjë por nuk e ka ndihmuar aspak.

“Sa shumë i kam ngrënë. Po më dhembin në shpirt. Ju lutem si mund ta heq këtë ves kaq të keq?”, shkruan bashkangjitur postimit të saj bukuroshja.

Më tej, Sarah shton: “Ato ilaçet me aromë apo djegëse nuk më bëjnë punë fare, mos mi tregoni kot”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH