Sport

Trajneri i ri i Kosovës bëhet fakt i kryer në Zvicër

Shkruar nga Liberale
Trajneri i ri i Kosovës bëhet fakt i kryer në Zvicër

Andre Breitenreiter mund të jetë trajneri i përfaqwsueses sw Kosovës.

Kosova ka ndarë rrugët me trajnerin e përkohshëm Primoz Gliha pasi përfundoi kualifikimet për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Është "20minuten" në Zvicër që bën me dije se 50-vjeçari gjerman është më pranë firmës për të marrë nën komandë "Dardanët". Me një karrierë të pasur me Paderborn, Schalke, Hannover, Zurich apo edhe Hoffenheim, gjermani ka pasur një karrierë të admirueshme edhe si lojtar.

Edhe spanjolli Roberto Moreno ishte në diskutime për stolin e trajnerit, me të cilin FFK-ja kishte edhe takim në Stamboll, por ish-ndihmësi i Luis Enriques te Spanja në fund vendosi që të merrte drejtimin e ekipit rus, Sochi.

Ilir Daja dhe Gianni de Biasi ishin opsione të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH