Aktualitet

U mbyll saga e vrasjeve me ekzekutimin e Arben Lleshit? Artan Hoxha: Është edhe një pjesëtar tjetër...

Shkruar nga Liberale
U mbyll saga e vrasjeve me ekzekutimin e Arben Lleshit? Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” dha detaje për vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj në burgun e Peqinit.

Artan Hoxha: Klevis Lleshi ishte djali i xhaxhait, është një nga ato ngjarjet që nuk hyjnë tek përplasjet, por njëra palë është ndjerë aq e fyer aq e indinjuar sa ka vendosur t’i shkojë në fund. Artan Lleshit nuk i është gjetur as kufoma, babai i Arben Lleshit ka vdekur shumë kohë më parë dhe këtë e kanë rrit xhaxhallarët. Kishte 5 vjet që nuk shkonte njeri ta takonte, të gjitha fatkeqësitë erdhën prej çfarë bëri në Londër.

U mbyll saga e vrasjeve me ekzekutimin e Arben Lleshit?

Artan Hoxha: Është edhe një pjesëtar tjetër Afrim Lleshi është përpjekur të bëjë Alibini e Arben Lleshit, Agim Hoxha ishte bashkë me të, ai është larguar nga burgu por nuk ka adresë, kjo histori duhet të shërbejë, duhet të analizohet deri në detaje që sistemi i burgjeve ka nevojë për një ndërhyrje, duhet bërë tani. Ata janë kriminelë ordinerë, janë shumë barbarë, Mjaçaj është një njeri i rekrutuar nga një tjetër. Apeli është që SPAK po sjell të dënuar të nivelit të lartë që vijnë nga krimi i organizuar, ata do të jenë kërcënim serioz, kemi sot burgjet, pa u bërë amnistia, janë të mbushur. Një i burgosur i përjetshëm i ka humbur të gjitha shpresat, çdo fije shprese duan t’i shfrytëzojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH