Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, 5 mjetet përplasen me njëra-tjetrën, "paralizohet" trafiku

Shkruar nga Liberale
Aksident i shumëfishtë në autostradën

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.

Raportohet se 5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në këtë aks, ku si pasojë e përplasjes njëra prej mjeteve ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat po transportohen me karrotrec.

Si pasojë e aksidentit të shumëfishtë është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke krijuar trafik kilometrik.Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH