Politikë

Berisha paralajmëron një sërë padish penale ndaj SPAK

Shkruar nga Liberale
Berisha paralajmëron një sërë padish penale ndaj SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, deklaron se do të ngrejë padi penale ndaj SPAK-ut.

Berisha thotë se amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij, por SPAK-u shton kreyedemokrati ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat.

Sipas Berishës, SPAK ka administuar dy herë ish-minitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për aferën e sterilizimit, e po ashtu ka amnistuar përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve së bashku me Edi Ramën.

Ai shprehet se do ngrenë një seri padish penale ndaj SPAK-ut Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim.

“Kushtetuta e Shqipërisë ndaj qartë pushtetet.

Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij.

Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat.

Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive.

Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.

Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt.

Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.

Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit.

Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale.

Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj.

Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë.

Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet.

Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.

Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror.

Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj.

Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.”- deklaron Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH