Aktualitet

Dëmtohet aksidentalisht me frezë, humb jetën 60-vjeçari në Rrogozhinë

Shkruar nga Liberale
Dëmtohet aksidentalisht me frezë, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është dëmtuar me frezë teksa ishte duke punuar në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH