Aktualitet

"200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit, të sigurojmë edhe helmin", zbardhet dëshmia e Indrit Shaqjas: Kam marrë 2 letra anonime për ta vrarë

Shkruar nga Liberale
"200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit, të

Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, pasi vrau Arben Lleshin, ka  thënë se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar kur ndodhi ngjarja. I dënuari ka treguar se polici i kolonës e ka thirrur atë dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit.

Pasi ka dalë ka parë se e kërkonte Mjacaj, i cili po ashtu i ka thënë që të njoftojë Arben Lleshin për të dalë në dritare se kishte diçka për t'i komunikuar.

Pasi është futur në dhomë, Arben Lleshi është afruar tek dritarja. Shaqja ka thënë se teksa ka qenë duke parë ushqimin në sobë, ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe kur ka kthyer kokën nga dritarja ka parë Lleshin që po tërhiqej për në dhomë.

Më tej ai tregon se ka parë në dritare Mjacajn me pistoletë në dorë dhe kur është afruar, ka nisur të flasë me të dhe e ka sharë.

Ndërsa kur ka dalë në ajrim, ai rrëfen se ka parë që Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një efektivi.

“Mos m’u afro se do të të vras edhe ty”, mësohet t’i ketë thënë Sokol Mjacaj Indrit Shaqjas.

I plagosuri ka deklaruar gjithashtu, se gjatë gjithë kohës që ka qenë dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruajtura me shkrim dore, një rreth katër vite më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë, të cilat kishin të njëjtin mesazh.

“Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që t'i ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja. Sipas tij në të dyja rastet letrat ia ka dhënë  Arben Lleshit dhe se për to ka dijeni i gjithë burgu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH