Aktualitet

Projekti për parkun ujor, IMT nis shembjen e objekteve në zonën turistike të Drilonit

Shkruar nga Liberale
Projekti për parkun ujor, IMT nis shembjen e objekteve në zonën

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin e shembjes së objekteve në Drilon, pasi në këtë zonë po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht.

IMT po prish disa objekte të ndërtuara vite më herët me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit, dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.

Prishja e këtyre objeketeve i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH