Aktualitet

Trafikuan vepra arti me vlerë 1.5 milionë euro nga Greqia në Shqipëri, në pranga dy persona në Fier (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
Trafikuan vepra arti me vlerë 1.5 milionë euro nga Greqia në

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Fierit në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera”.

Mësohet se Shpëtim Kalemi, përkatësisht 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç, banues në Fier, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shteti grek, për t’i shitur në Shqipëri.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

"Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike"- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH