Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2023-2024, testet model do të shpërndahen në  Janar 

Shkruar nga Liberale
Publikohen datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2023-2024,

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës 2023-2024.  Në 3 qershor 2024 maturantët do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj dhe në 10 qershor Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ndërsa në 18 qershor 2024 provimi i Matematikës dhe në 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje për nxënësit të cilët duan që të ndjekin studimet e larta.

Ndërkohë për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH