Aktualitet

Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, mbërrin në gjykatën e Elbasanit Sokol Mjacaj, shoqërohet nga forca të shumta policie

Shkruar nga Liberale
Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, mbërrin në

Sokol Mjacaj ka mbërritur pak më parë në gjykatën e Elbasanit, i shoqëruar nga forca të shumta  policie.  I dënuari përjetë, i cili vrau 4 ditë më parë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, dy të dënuar të tjerë në burgun e Peqinit, do të njihet këtë të martë me masën e sigurisë ndaj tij.

Ndërkohë godina e gjykatës është e rrethuar nga forca të shumta policie. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte.

Gjithashtu i riu është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Por Mjacaj sërish këmbënguli që vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën. Hetuesit kanë dyshime se i dënuari është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin por edhe të vëllait të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH