Globi

Celine Dion në gjendje të rëndë shëndetësore, këngëtarja humb kontrollin ndaj muskujve

Shkruar nga Liberale
Celine Dion në gjendje të rëndë shëndetësore,

Celine Dion vazhdon të luftojë me sëmundjen, por lajmet nuk janë pozitive për gjendjen e saj shëndetësore, thonë mediet e huaja.

Ylli i muzikës sipas motrës së saj ka humbur kontrollin e muskujve.

Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar 55-vjeçara ka filluar të përkeqësohet duke e penguar atë të këndojë.

"Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar.Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë. Por kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.“-tha motra e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH