Globi

Konflikti Izrael-Hamas, nuk ndalen përpjekjet për lirimin e pengjeve të reja

Shkruar nga Liberale
Konflikti Izrael-Hamas, nuk ndalen përpjekjet për lirimin e pengjeve

Shefi i  CIA-sshkoi në Evropë për bisedime me zyrtarët izraelitë dhe të Katarit, duke sinjalizuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes bisedoi me udhëheqës ushtarakë izraelitë për kufizimin e operacioneve luftarake kundër Hamasit.

Por megjithatë, nuk ka asnjë shenjë për një ndryshim të shpejtë të situatës, pas më shumë se dy muajsh bombardimesh dhe luftimesh shkatërruese.

Beteja të ashpra u zhvilluan në Gazën veriore, ku banorët thanë se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkonin për të vdekur dhe të gjallë nën ndërtesat e rrafshuara nga sulmet izraelite.

Trysnia po shtohet ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, disa nga aleatët më të afërt të Izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës.

Protestuesit izraelitë kanë kërkuar që qeveria të rifillojë bisedimet me Hamasin për lirimin e më shumë pengjeve pasi tre prej tyre u vranë gabimisht nga trupat izraelite ndërsa po valëvisnin një flamur të bardhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH