Showbiz

"Megjithatë na doli..."/ Çfarë ndodhi në studio? Moderatorët nuk mbajnë të qeshurën...

Shkruar nga Liberale
"Megjithatë na doli..."/ Çfarë ndodhi në studio?

Programi i sotëm i “Në shtëpinë Tonë” ka qenë padiskutim për të mos u humbur pasi moderatorët, Julka Gramo dhe Alban Musa, nuk kanë mundur të mbajnë të qeshurën në studio.

Shkak për të të qeshurat në studio është bërë përgatitja e biskotave amerikane nga Linda Fishta, të cilat në fakt gjatë procesit kanë marrë formën e salçiçeve, duke bërë kështu që mes treshes të ketë batuta të shumta.

Biseda në studio:

Alban Musa: Megjithatë na doli salçiçe

Ndërkohë që Julka ka nisur të qeshë, ka shtuar: Sallam për të tërë

Linda: Pse nuk ke parë ndonjëherë?

Julka: Ashtu jo me thënë të drejtën. Nga ky amerikani jo.

Linda: Eshtë brumi, pse të shkon mendja vetëm për keq?

Më pas momenti i prerjes së brumit, ka sjellë akoma më shumë të qeshura në studio, Albani është larguar nga këndi i gatimit dhe i ka kërkuar Julkës që të shkojë në vend të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH