Arte

PIKTURA E DITËS: Portreti i rrallë i Mbretit Zog nga Ibrahim Kodra

Shkruar nga Liberale

Mes shumë kryeveprave artistike, Ibrahim Kodra i ka dedikuar Mbretit Zog edhe një portret të rrallë. Por çfarë e lidhte piktorin e madh me mbretin?

Në fakt duket si një detyrim moral ose ndoshta dhuratë për faktin se qeveria e Zogut i dha bursë piktorit për të studiuar në Itali.

Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”.

Kodra ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh. Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH