Showbiz

Brad Pitt feston sot 60-vjetorin e lindjes! A është ai mashkulli më seksi i ‘Hollywood’

Shkruar nga Liberale
Brad Pitt feston sot 60-vjetorin e lindjes! A është ai mashkulli

Aktori i famshëm Brad Pitt feston sot (18 Dhjetor) 60 vjetorin e lindjes. Ylli i Hollywood vazhdon të jetë dëshira e fshehtë e miliona femrave në mbarë planetin dhe me kalimin e moshës bëhet gjithnjë e më simpatik.

Pitt mahniti popullatën femërore kur bëri debutimin e tij në ekranin e madh si kauboji imoral në Thelma & Louise në vitin 1991. Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe shumë shpejt u bë një nga aktorët më të kërkuar në Hollywood. Të shumtë janë ata që pyesin sesi ia del të jetë ende kaq në formë.

Lart e poshtë përflitet se ai ka ndaluar së piri dhe ka ndjekur një dietë vegjetariane për gjashtë vitet e fundit. Të dhënave të reja i shtohet ekzistenca e Ines de Ramon, e cila është vetëm 32 vjeçe. Dizajnerja e bizhuterive thuhet se është gruaja që ka fituar zemrën e aktorit. Njerëzit që e kanë parë personalisht thonë se në moshën 60-vjeçare duket i freskët dhe njëlloj si në kinema. Pitt dikur luajti Benjamin Button, një personazh që lind plak dhe bëhet më i ri me kalimin e viteve, dhe roli i tij duket mjaft profetik në këtë kohë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH