Sociale

FOTO HISTORIKE: “Babi më prit”, simboli i imazhit ikonë të luftës dhe triumfit ndaj nazizmit

Shkruar nga Liberale

Fotoja e titulluar 'Wait for Me Daddy', e shkrepur nga Claude P. Dettloff mbetet një imazh ikonë dhe tregon Bernardin pesë-vjeçar duke vrapuar për t’i kapur dorën babait të tij ndërsa Regjimenti kanadez “British Columbia” po nisej për në luftë.

Foto e djalit pesëvjeçar që vrapon pas babait të tij u bë një simbol i fuqisë së dashurisë familjare.

Historia e fotos legjendare “Më prit, babi” u shkrep më 1 tetor 1940.

Më 10 shtator 1939, Kanadaja i shpalli luftë Gjermanisë naziste, e cila kishte pushtuar Poloninë disa ditë më parë. Fotoja domethënëse na rikujton edhe se të tjerë kanë paguar shtrenjtë për lirinë që gëzojnë njerëzit sot anembanë botës. Asgjë nuk fitohet lehtë prandaj nderohen në botën e qytetëruar ata të cilët luftuan për lirinë e të tjerëve.

Fotoja u bë simbol global gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u përdor po ashtu për t'i ndërgjegjësuar njerëzit të blinin bono lufte si dhe u var në shkolla në të gjithë krahinën kanadeze.

Ushtarët, destinacioni i të cilëve ishte një sekret (rezultoi se ishte Nanaimo), më vonë luajtën një rol vërtet të rëndësishëm në mposhtjen përfundimtare të nazizmit.

Por lufta i bëri gjërat të vështira për prindërit e Whitey Bernard sepse ata u ndanë më pas. Fotoja u përjetësua me një statujë në “New Westminster” si dhe në monedhat dhe pulla kanadeze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH