Nga autorja e librit Seksi dhe Qyteti. Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm: nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta gjesh e ta fitosh vetë.
Për gratë e këtij romani jashtëzakonisht të bukur të Candace Bushnell-it, Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë ndodhet në qendër të jetëve të tyre, të cilat ato i kanë ngritur me aq kujdes apo që shpresojnë t’i ngrenë. Kemi aty Shifer Dajmondin, një aktore dyzet e ca vjeçe, që dëshmon në mënyrë energjike se gratë me stil mbeten me të vërtetë gjithmonë të reja. Kemi Lolën e llastuar dhe me vetëbesim të madh, që është e vendosur ta fusë veten në shoqërinë e lartë dhe në krahët e burrit të duhur e që kapet me thonj e me dhëmbë pas asaj ndërtese. Gruaja tjetër, Analiza, është bashkëshortja e një menaxheri të lartë të një kompanie investimesh, si dhe një personalitet shoqëror disi ngurruese, ndërsa Mindi idhnakja është martuar me një shkrimtar jo shumë të botuar dhe ka qenë ajo shtylla e familjes për një kohë tepër, tepër të gjatë. Është gjithashtu edhe Enida, zonja e madhe magjepsëse dhe gazetare thashethemesh, që ka jetuar në Pallatin nr. 1 të Bulevardit të Pestë për dekada të tëra dhe nga panorama që hapet prej apartamentit të saj në katet e sipërme sheh gjithçka që është për t’u parë.
I studiuar nga afër dhe me një mendjemprehtësi të pamëshirshme, “Bulevardi i Pestë” është një histori moderne e parellinjve të rinj e të vjetër, e politikave seksuale, vjedhjeve të pasurive të patundshme apo pasurive të fituara dhe të humbura brenda ditës.
Një libër i shkëlqyer dhe origjinal, që tregon se askush nuk mund ta paraqesë Nju-Jorkun ashtu si Candace Bushnell.
CANDACE BUSHNELL është autorja që ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare për librat e saj bestseller Seksi dhe qyteti, Katër biondet, Tregtia dhe Xhungël buzëkuqesh. Libri i saj i parë, Seksi dhe qyteti, shërbeu si bazë për serialin e suksesshëm televiziv dhe filmin me të njëjtin titull që zuri majat e klasifikimit për nga shitja e biletave.
Titulli: Bulevardi i pestë
Autorja: Candace Bushnell
Shtëpia Botuese: Dudaj
Zhanri: Roman
Faqe: 520
Përkthyese: Margarita Sulaj Skënderi
Redaktor: Sejdin Cekani
Çmimi: 12.000 lekë
/Liberale.al/ Përgatiti: A. Menalla