Globi

U rrëmbye në vitin 2017 gjatë pushimeve në Spanjë, adoleshenti britanik kthehet tek gjyshja në Angli

Shkruar nga Liberale
U rrëmbye në vitin 2017 gjatë pushimeve në Spanjë,

Historia e Alex Baty 17-vjeçarit britanik , i cili u zhduk në Spanjë 6 vite më parë ka një fund të lumtur.

Ai u gjet këtë javë në jug të Francës dhe më pas u kthye në shtëpinë e tij në Londër, i shoqëruar nga oficerët britanikë. Adoleshenti Do të jetojë me gjyshen, e cila kishte kujdestarinë e tij para se të rrëmbehej.

Baty u rrëmbye në vitin 2017 gjatë pushimeve në Malaga të Spanjës nga nëna e tij dhe gjyshi, ndërsa mediat britanike shkruajnë se në atë kohë ata po kërkonin një mënyrë jetese alternative dhe nuk donin që Aleksi të shkonte në shkollë.

Ai u gjet rastësisht mbrëmjen e së enjtes nga një shofer duke ecur përgjatë një rruge, në një zonë malore, pranë Toluzës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH