Aktualitet

Do trafikonte vajzën e re në Gjermani për prostitucion, prangoset 29- vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Do trafikonte vajzën e re në Gjermani për prostitucion, prangoset

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishte pajisur me dokumente false një vajzë 29-vjeçare për ta trafikuar në Gjermani ku do ta shfrytëzonte për prostitucion.

Mësohet se i arrestuari është Françesko Sulejmani 29 vjeç nga Fieri, ndërsa është proceduar penalisht edhe vajza 29-vjeçare E.H. nga Fieri.

Sipas policisë, i riu i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara 29-vjeçares, të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Françesko Sulejmani i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara me qëllim për ta trafikuar 29-vjeçaren në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH