Aktualitet

Balla shkon në Tropojë dhe lë porosi të qarta: Të zbardhen krimet e së shkuarës

Shkruar nga Liberale
Balla shkon në Tropojë dhe lë porosi të qarta: Të

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në Tropojë me nje listë të gjatë të krimeve të rënda vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.

Është hera e parë në këto 20 vite që një Ministër i Brendshëm shkon në Tropojë me dosjet e krimeve të pazbulura, që tronditën Tropojën dhe gjithë Shqipërinë. Nga viti 2019 nuk eshte rregjistruar ne Tropojë asnje ngjarje kriminale me pasojë humbje jete.

Në Bajram Curri ministri u takua me punonjësit në Komisariatin e Tropojës ku kërkoi hetim të plotë dhe zbardhje sa më shpejt të ngjarjeve të vjetra kriminale detyrë kryesore e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, për t’i dhënë fund çdo forme pandëshkueshmërie.

‘Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë turistë, duhet rritur përgjegjësia. Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim’, deklaroi ai.

Ministri foli për domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve policore, kundër armëmbajtjes pa leje.

‘Duhet dekurajuar armëmbajtja pa leje. Do të minimizosh fenomenin e ngjarjeve kriminale, lufto armëmbajtjen pa leje! Sepse pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodhin në gjaknxehtësi dhe posedimi i një arme pa leje është burim i një krimi të rëndë, kundër jetës së një personi. Thirrje banorëve, t’i vetëdorëzojnë armët pa leje. Na duhet të rritim komunikimin me komunitetin. Do të nisim një fushatë, vitin e ardhshëm, duke incentivuar dorëzimin e armëve pa leje’, apeloi ministri.

Ministri tha se puna duhet të intensifikohet në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndaj pronës dhe mjedisit. Këto mbeten sipas tij, ndër detyrat kryesore të Policisë dhe Prokurorisë.

‘Punën e policisë do ta bëni ju, ministri do të bëjë punën për trajtimin e duhur financiar të PSH. Jam i gëzuar që ditët në vijim bashkë me KM do të shkojmë tek policët që kanë fituar kredi falas për banesa nga qeveria. Janë mbyllur 92 të parat, vitin e ardhshëm do jenë 300 kredi dhe 500 pas 2 vitesh. Me aktin normativ kemi siguruar fondin për pagesën e ushqimit, për çdo punonjës policie, mbi 1 milion lekë (të vjetra) në vit. Me fondin që kemi përcaktuar për rritjen e pagave për 2024, synoj të shkojmë tek një rritje 30% të pagës së çdo polici, nga 1 korriku 2024, duke i dhënë prioritet nivelit bazë. Duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për orët jashtë orarit’, deklaroi Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH