Aktualitet

Të shtënat në burgun e Peqinit/ Si paraqitet gjendja e Indrit Shaqjes, asnjë familjar nuk e viziton

Shkruar nga Liberale
Të shtënat në burgun e Peqinit/ Si paraqitet gjendja e Indrit

Indrit Shaqja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai mbeti i plagosur një ditë më parë pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Raportohet se ai nuk po mbahet me forca shtesë sigurie, edhe pse konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Indrit Shaqja ndodhej në të njëjtën qeli me Arben Lleshin. Kujtojmë që i dënuari Sokol Mjacaj është afruar në dritaren e derës së qelisë ku ndodheshin Shaqja dhe Lleshi, duke qëlluar me tre plumba. Lleshi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH