Showbiz

Pasi Bora i tha “po” propozimit për martesë të Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë

Shkruar nga Liberale

Aktori i njohur Donald Veshaj i ka propozuar moderatores dhe partneres së tij, Bora Zemanit për martesë.

Propozimi ka ardhur mbrëmjen e 12 Dhjetorit, kur mbahej edhe premiera e filmit të tyre “5 Herë Jo”.

Bora tha “Po”, ndërsa në një moment aktori ftoi edhe djalin e saj, Arborin.

Menjëherë pas propozimit videoja u bë virale në rrejtet sociale dhe median rozë dhe mesa duket lajmin e ka parë edhe ish e dashura e Donaldit, Beatrix Ramosaj.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në InstaStory disa foto të saj ku në njërën prej tyre duket paksa e mërzitur, ndërsa në tjetrën ajo ka pubikuar një shprehje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH