Aktualitet

ZBARDHET VENDIMI/ Qytetarja dixhitale ‘merr në qafë’ Berishën, Rama fiton gjyqin e katërt ndaj tij (dhe 50 mijë lekë dëmshpërblim)

Shkruar nga Liberale
ZBARDHET VENDIMI/ Qytetarja dixhitale ‘merr në qafë’

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për shpifje për të katërtën herë Sali Berishën pas një tjetër padie nga kryeministri Edi Rama.

Sipas gazatarit Muhamed Veliu, gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e dhënë paraditen e të premtes, e ka çmuar si shpifës postimin në Facebook të zotit Berisha të datës 29.10.2018.

Ajo ka dhënë vendim për pranimin e pjesshëm të i padisë për sa i përket masës së dëmshpërblimit. Duke akorduar një pagesë dëmi 50.000 lekë në një kohë kur avokatët e kryeministrit, në kërkesën e tyre kërkonin 100 mijë lekë.

Gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e saj po ashtu kërkon përgënjeshtrimin e postimit të zotit Berisha.

Ish-kryeministri publikoi një mesazh duke pretenduar se ia kishte nisur një qytetare dixhitale, ku sipas saj ish-kryebashkiaku Durrësit Vangjush Dako i dërgonte Ramës para me valixhe.

Në të shkuarën kryeministri Edi Rama ka fituar edhe tre procese të tjera gjyqësore për shpifje me Sali Berishën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH