Aktualitet

Një i dënuar me burgim të përjetshëm izolohet në regjimin 41 bis, Manja: Asnjë tolerancë për ata që cënojnë sigurinë!

Shkruar nga Liberale
Një i dënuar me burgim të përjetshëm izolohet në

Një i dënuar përjetë, Sokol Mjaçaj është vendosur në regjimin 41 bis. Ky vendim është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Ministri Manja është shprehur se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

"Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – u shpreh Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH