Showbiz

FOTO HISTORIKE/ Personi i tretë që vuri këmbën në Hënë... dhe një teori konspiracioni që e shoqëron!   

Shkruar nga Liberale

Astronauti i Apollo 12 Pete Conrad është ndalur në rimën jugore të Surveyor Crater, në Hënë, në këtë foto të shkrepur nga shoku i ekuipazhit Al Bean.

Nga 31.6 orë që kaluan në Hënë në 19–20 nëntor 1969, 7.5 orë ata i kaluan duke ecur në sipërfaqen e Hënës, duke mbledhur mostra dhe duke kryer eksperimente.

Më 21 nëntor, ekuipazhi i Apollo 12 u rikthye nga orbita hënore.

Megjithatë, kanë kaluar shumë kohë nga rivaliteti mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, në Luftën e Ftohtë mes tyre, për të pasur sa më tepër influencë në botë.

Shumë janë ata të cilët nuk besojnë se njeriu ka shkelur në Hënë, duke pretenduar se kanë mashtruar si amerikanët ashtu edhe sovjetikët dhe fotot i kanë realizuar në sipërfaqen e Tokës, duke inskenuar imazhet. Si argument ata thonë se, nëse njeriu 50 vite më parë do të kishte shkuar vërtet në Hënë, sot Sateliti i vetëm i Tokës do të ishte kthyer në “një qendër të banuar”, ose të paktën astronautët do të realizonin lidhje “live” ose do të shkonin më shpesh. Ndërkohë e vërteta është se që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë askush nuk ka shkuar më në Hënë.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre teorive, që për më tepër duken si teori konspiracioni, Astronauti i Apollo 12 Pete Conrad, është futur në histori si një nga të parët që shkeli në Hënë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH