Aktualitet

Mashtronin të huaj për investim në bursa fiktive, arrestohen dy administratorë të call center-it në Tiranë, në hetim 7 operatorë

Shkruar nga Liberale
Mashtronin të huaj për investim në bursa fiktive, arrestohen dy

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trading” janë arrestuar në flagrancë dy persona, 33 –vjeçari S. B., dhe 25-vjeçari M. B, administratorë të një subjekti call center në Rrugën e Barrikadave, Tiranë.

Sipas burimeve policore dy të rinjtë akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona të tjerë, operatorë në këtë subjekt.

"Si rezultat i këtij operacion u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 33 vjeç, M. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të tjerë.

Shtetasit S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH