Aktualitet

Përleshje mes të burgosurve në Greqi, shqiptarin e qëllojnë me thikë në qafë

Shkruar nga Liberale
Përleshje mes të burgosurve në Greqi, shqiptarin e

Një perplasje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të “Koridhalo-s” në Greqi.

Sipas raportimit të medieve greke, si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur dy persona, një 52-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçar kombësia e të cilit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve paraprake 28-vjeçari qëlloi me thikë në qafë dhe krah të burgosurin shqiptar.

Pas kësaj të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin me grushte në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Autoritetet greke po vijojnë punë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH