Aktualitet

PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të tjerë të opozitës

Shkruar nga Liberale
PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të tjerë të

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 3 deputetë demokratë pas tensioneve në parlament ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për deputetët Saimir Koreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Ditën e djeshme mazhoranca miratoi projekligjet në rendin e ditës në një seancë që ka zgjatur 10 minuta mes flakadanëve të hedhur nga përfaqësues të opozitës.

Sjellim në vëmednje se me ndryshimet e miratuara ditën e djeshme në seancë plenare, tanimë një deputet që kryen vepër penale në sallën e parlamentit përjashtohet me 60 ditë nga Kuvendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH