Aktualitet

Doza me kanabis e kokainë gati për shitje, arrestohen 2 persona në Fier

Shkruar nga Liberale
Doza me kanabis e kokainë gati për shitje, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi shisnin doza kanabisi dhe kokaine në lagje të ndryshme të Fierit.

Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale R.L. pasi kishte me vete dhe në banesë 20 doza kokainë të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu është vënë në pranga 31-vjeçari me iniciale M.S., banues në Lushnje, si dhe u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 33-vjeçarin me iniciale A.M., pasi në automjetin me të cilën ata lëviznin u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sekuestrohen dozat e kokainës, dozat e cannabisit, një peshore elektronike dhe kartëmonedha false. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH