Globi

Takimi Biden-Erdogan, liderët bisedojnë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shkruar nga Liberale
Takimi Biden-Erdogan, liderët bisedojnë për

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai turk Tajip Erdogan, zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me aspiratat e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Kështu konfirmoi të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Zëdhënësi tha në një konference shtypi se nuk do të habitej nëse çështja e blerjes nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 të ishte diskutuar gjatë telefonatës së dy udhëheqësve.

“Ata folën për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha ai. “Sigurisht që nuk do të habitesha fare nëse është ngritur çështja se ne vazhdojmë të mbështesim një program për modernizimin e avionëve të tyre të modelit F-16”.

Suedia ka kërkuar të anëtarësohet në NATO, por është lënë në pritje për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH