Aktualitet

Falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteineret në portin e Durrësit, arrestohen 3 inspektorë dhe kontrollori

Shkruar nga Liberale
Falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteineret në portin

Tre inspektorë mbikëqyrës në Portin e Durrësit dhe 1 ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të këtij porti janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi falsifikonin të dhënat për makinat dhe konteinerët duke bërë kështu kontrabandë mallrash.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: E. Gj. 35 vjeç, A. K. 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe ndihmësspecialisti kontrollor A. V. 27 vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, këta persona kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH