Aktualitet

QEVERIA italiane e pashqetësuar, pas pezullimit të marrëveshjes së emigrantëve në Shqipëri nga Gjykata Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
QEVERIA italiane e pashqetësuar, pas pezullimit të marrëveshjes

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha të enjten se nuk ishte i shqetësuar për pezullimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare mbi ratifikimin e marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës, për ngritjen e dy qendrave në Shëngjin dhe Gjadër për azilkërkuesit.

Italia pas marrëveshjes do të jetë në pritje të vendimit të saj për sfidat e planit.

"Unë nuk jam i shqetësuar", u tha Tajani  gazetarëve, në margjinat e takimit para samitit të PPE në Bruksel. - “Mendoj se është një çështje ligjore që do të zgjidhet mjaft shpejt, por nuk na takon ne të komentojmë vendimet e gjykatës së një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Gjyakata Kushtetuese në Shqipëri e pezulloi vendimin, duke e marrë shqyrtim atë pas kërkesës së rreth 30 deputetëve të opozitës. Vendimi përfundimtar pas shqyrtimit do të jepet në mesin e muajit janar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH