Aktualitet

Publikohet FOTO/ Ky është personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit në Don Bosko

Shkruar nga Liberale
Publikohet FOTO/ Ky është personi që dyshohet se qëlloi me

Personi  në foto është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, ku është qëlluar me armë drejt makinës së një 42-vjeçari.

Pas plagosjes 42-vjeçari ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen, e regjistruar në rrugën “Don Bosko”.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur viktima. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH