Aktualitet

Digjet gjatë natës banesa në Lushnje, humb jetën një person

Shkruar nga Liberale
Digjet gjatë natës banesa në Lushnje, humb jetën një

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Lushnjë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ka dëmtime.

Sipas informacioneve paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH