Kosova

Aksident i rëndë në mbrëmje, 4 të plagosur në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në mbrëmje, 4 të plagosur në

Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prishtinë-Pejë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë katër persona janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH