Aktualitet

Tre trajnerët më të mirë për vitin 2023, FIFA zbulon emrat: Njëri prej tyre, kundërshtar i Shipërisë në Euro 2024

Shkruar nga Liberale

FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë.

Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A. Spalleti do të jetë përballë kuqzinjve në Euro 2024.

Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.

Jo vetëm kaq, pasi trajneri spanjolli u shpall kampion me “citizens” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën” me Manchester City-n.

Guardiola shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH