Globi

Lufta në Gaza/ Izraeli injoron kritikat e Biden: Beteja do të vazhdojë me...

Shkruar nga Liberale
Lufta në Gaza/ Izraeli injoron kritikat e Biden: Beteja do të

Izraeli i injoroi kritikat e Presidentit amerikan Joe Biden për bombardimet në Gaza, duke u zotuar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë duke injoruar kështu një nga kërkesat kryesore të presidentit amerikan në lidhje me Autoritetin Palestinez.

“Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetjen ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen.

Biden u shpreh kritik ndaj praktikave të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke paralajmëruar se Izraeli po humbet mbështetjen në të gjithë globin dhe qeveria e tij duhet të ‘ndryshojë’.

Netanyahu hodhi poshtë thirrjen e Bidenit për ringritjen e Autoritetit Palestinez të Bregut Perëndimor në mënyrë që të merrte përsipër qeverisjen e Gazës pas luftës.

Kryeministri izraelit u tha komandantëve ushtarakë që të mos lëkunden në qasjen e tyre ndaj luftës përballë presioneve në rritje nga ndërkombëtarët. “Përballë presioneve ndërkombëtare, asgjë nuk do të na ndalojë, ne do të shkojmë deri në fund, në fitore, jo më pak se kaq”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH