Aktualitet

Qeveria e Kosovës miraton vendimin, shpërblim 100 Euro për festa, për çdo fëmijë dhe pensionist

Shkruar nga Liberale
Qeveria e Kosovës miraton vendimin, shpërblim 100 Euro për festa,

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpërblimin për festat e këtij fundviti.

Edhe fëmijët do të përfitojnë nga 100 Euro për këtë vit si shpërblim.

E njëjta shumë prej 100 Eurosh do të shpërndahet edhe për pensionistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pensionistët shtesën prej 100 Euro do ta marrin gjatë javës në vijim, pasi pensioni i rregullt jepet të premten.

Qeveria gjithashtu ka miratuar projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe ka themeluar një mekanizëm për kontroll të lëvizjes së qytetarëve pasi që nga 1 Janari do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet e BE-së.

Si krahasim, Shqipëria nuk ka dhënë deri tani shpërblime për fëmijët, ndërsa pensionistët shpërblimi është 5 mijë lekë të reja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH