Aktualitet

"Jam viktimë e Saliut", Berisha u përgjigjet akuzave të ish-ministrit të Mjedisit: Lefter ta bëri koka, rri aty e mos u ndje!

Shkruar nga Liberale
"Jam viktimë e Saliut", Berisha u përgjigjet akuzave të

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

Ai thotë se Lefter Kokës, “ia bëri vetja, sepse e kanë marrë me qira”, duke iu shtuar ” rri aty dhe mos u ndje”.

“Kontraktor për kompaninë është ministria. Lefter që akuzon ma ka bërë Berisha, jo Lefter ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira, rri aty dhe mos u ndje”, tha ish-kryeministri në një deklaratë për mediet.

Ndërkohē gjatë seancës së 11 Dhjetorit në GJKKO, Lefter Koka para gjyqtares së çështjes deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

“I kërkoj ndjesë të gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, mësohet të jetë shprehur Koka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH