Aktualitet

Ministrja Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle në tē gjithë vendin

Shkruar nga Liberale
Ministrja Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle

Certifikohen nga Shkolla e Drejtorëve edhe 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit përgatitor për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar.

Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së çertifikimit të mësuesve.

“Janë 240 aspirantë dhe drejtues shkollash që sot çertifikohen nga Shkolla e Drejtorëve dhe në gjithë këto vite janë më shumë se 800 drejtues aspirantë, të cilët janë çertifikuar nga kjo shkollë. Në qoftë se deri dje, dhe këtu i referohem viteve më parë, që nga mësuesit, deri tek drejtorët e shkollave, i zgjidhte partia, i zgjidhte miku, apo ndonjë praktikë abuzive, tashmë u bënë vite që mësuesit zgjidhen përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe drejtuesit e shkollave nëpërmjet një garancie të fortë, sikurse është shkolla e drejtorëve”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për 200 pozicione drejtuese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin.

“Duke filluar nga fundi i kësaj jave, do të hapim 200 pozicione të punës për drejtues të shkollave, me një konkurs të hapur, ku ftohen që të aplikojnë edhe drejtuesit e komanduar aktualë, edhe ata aspirantë, për të patur më të mirët në krye të shkollave tona”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH