Aktualitet

Prej një viti në kërkim për posedim droge dhe municion luftarak, arrestohet 52- vjeçari në Kukës

Shkruar nga Liberale
Prej një viti në kërkim për posedim droge dhe municion

Një 52-vjeçar nga Kukësi, banues në fshatin Brekijë, është arrestuar sot nga Policia.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllain e tij dhe një tjetër person, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga uniformat blu.

Vëllai i tij dhe një person tjetër u arrestuan një vit më parë, ditën e zhvillimit të operacionit kundër veprimtarive kriminale. Grupi hetimor po kryen verifikimet, për të zbardhur veprimtarinë dhe rolin e 52-vjeçarit nga Kukësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH