Tahir Bici, mësuesi nga Librazhdi, ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit në Qukës. Në aksident i përfshinë dy automjete, ku mbetën të plagosur 6 persona.
Prekëse kanë qenë fjalët që kanë zgjedhur kolegët për të përkujtuar, ndërsa thonë se do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mësuesit Tahir Bici. Koleg, mësues, bashkëshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollën e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta për mësuesi CU. Punoi në disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Arrëz-Babje, Librazhd, Dragostunje dhe së fundmi në shkollën 9-vjeçare Pishkash. Do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ai ishte gjithashtu edhe piktor.
Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!