Aktualitet

De Biazi: Në kohën time nuk kishim Asanin dhe Bajramin, pres ftesën e Dukës në Europian

Shkruar nga Liberale
De Biazi: Në kohën time nuk kishim Asanin dhe Bajramin, pres

De Biazi është kthyer edhe njëherë tjetër për të diskutuar rreth Shqipërisë. Pasi nuk ia doli në Azerbajxhan, i ftuar në “Zona 30”, trajneri italian ka folur edhe për ndryshimet mes dy vendeve dhe arsyen se pse nuk kishte të njëjtat rezultate.

“Në Azerbajxhan futbolli nuk është sport i parë. Ata janë të mirë në sporte individuale, në boks, në mundje, por jo në sportin në grup.

Atje nuk kishte shumë mundësi zgjedhje, shumica luanin në kampionatin vendas. Te Shqipëria ishte një histori tjetër. E uroj Silvinjon, kjo është Shqipëria e tij.

Asani më ka befasuar shumë. Por në kohën time, Asani ishte shumë i ri në moshë. Nuk e kisha Bajramin, kishim Memushajn që nuk kishte luajtur kurrë në Serinë A, luante në Serinë B.

Berat Gjimshiti? Si mund ta merrja në Europian kur kishte luajtur vetëm 3 ndeshje me Atalantën? Zgjodha lojtarët që kishin rendiment fizik më të mirë, pavarësisht se ishte e vështirë për mua pasi Gjimshiti shënoi në Armeni. Unë pres një ftesë nga Armand Duka në Europian, që të shoh nga stadiumi ndeshjet e Shqipërisë. E përgëzoj pasi shkoi larg edhe në UEFA”, tha De Biazi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH