Politikë

“E mora vesh nga mediat”/ Kërkesa e SPAK për imunitetin, Berisha: Faza e parafundit për asgjësimin e opozitës

Shkruar nga Liberale
“E mora vesh nga mediat”/ Kërkesa e SPAK për imunitetin,

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhje së grupit të “Rithemelimit”.

Berisha e cilësoi si vendim antikushtetues, kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të deputetit për të dhe vendosjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ndërsa mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, ish-kryeministri tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës. Megjithatë, ai shtoi se do ta respektojë, cili do qoftë vendimi i Parlamentit për të. Ndër të tjera, ai thase lajmin për kërkesën e Prokuorisë së Posaçme e kishte marrë nga mediat.

“Ndryshimi i rregullores së Parlamentit, sipas të cilit një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetit, përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit. Kjo është faza para përfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në Parlament dhe ju garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Parlament. Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj.

Asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë. Ne sot vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votojë me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton. Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi.”– tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH