Globi

E trishtë! Luftoi me varësinë ndaj alkoolit për vite me radhë, humb jetën këngëtarja e njohur

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja Bulelwa Mkutukana e njohur si Zahara ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, për shkak të problemeve me mëlçinë.

Artistja ndërroi jetë në një spital në qytetin e Johannesburg mbrëmjen e djeshme (11 dhjetor), sipas SABC News.

Prej vitesh ajo kishte probleme me mëlçinë pasi luftoi me varësinë ndaj alkoolit për vite me radhë dhe u shtrua në spital muajin e kaluar para se të ndërronte jetë.

Zahara u bë e njohur në vitin 2011 me albumin e saj të vlerësuar me çmime “Loliëe” dhe në vitin 2020 ajo u përfshi në listën e 100 grave të BBC-së, e cila nxjerr në pah gratë më frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota, shkruan DailyMail.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH