Politikë

Grabitje me armë zjarri në fshatin Prush, Balla: Ka një rritje të krimeve të tilla gjatë festave, policia po...

Shkruar nga Liberale
Grabitje me armë zjarri në fshatin Prush, Balla: Ka një rritje

Pak ditë pas tentativës për një grabitje me armë zjarri në fshatin Prush të Tiranës, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Sipas tij, ka një rritje të krimeve të tilla gjatë festave.

“Në rastin e Prushit policia ka mbërritur në kohë rekord, duke parandaluar. E dyta lidhet me kohën e festave. Në përgjithësi gjatë kohës së festave ka një rritje të veprimtarisë kriminale që lidhet me grabitjet apo me vjedhjet. Policia e Shtetit ka një rekord historik gjatë vitit 2023 sa i përket goditjes së personave me veprimtari kriminale në vjedhje.

Në një rast tjetër para pak ditësh, autori u kap në një kohë rekord. I kam kërkuar policisë së Shtetit që të rrisë shkallën e vigjilencës në këtë lloj qasje dhe po ashtu shpresoj shumë që personat e përfshirë në tentativën e grabitjes në Prush apo në Kamzë të vihen para drejtësisë. Besoj se jemi në rrugën e duhur”, tha Balla.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH