Këngëtarja afrikane e pop-it, Zahara, e cila publikoi pesë albume, fitoi dhjetëra çmime vendore dhe ndërkombëtare, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, njoftoi ministri i kulturës i vendit.
Në vitin 2020, ajo u emërua në listën e 100 grave të BBC-së.
Zahara ishte shtruar në spital, pasi kishte pasur komplikime të mëlçisë kurse qeveria kishte ndihmuar familjen e saj “për disa kohë”, tha Ministrja e Sportit, Artit dhe Kulturës Zizi Kodwa.
Këngëtarja fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj Loliëe. Në vitin 2019, Zahara foli për betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit. Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në një spital të Johanesburgut në moshën 36-vjeçare, raporton agjencia shtetërore e lajmeve SABC.
Ndërkohë që familja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, fansat janë pikëlluar dhe kanë ndarë kujtime të bukura në rrjetet sociale. “Zahara dhe kitara e saj kishin një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në muzikën e Afrikës së Jugut,” postoi zoti Kodwa në X (ish-Twitter).
“Ajo na la një muzikë kaq të bukur,” postoi një përdorues i X.
Këngëtarja përdori gjithashtu platformën e saj për të folur për dhunën ndaj grave në Afrikën e Jugut, diçka që ajo zbuloi se i kishte ndodhur asaj.