Aktualitet

Fredi Beleri: Kam takuar Dakon dhe Kokën në qeli, ja ç’më kanë thënë për SPAK-un

Shkruar nga Liberale
Fredi Beleri: Kam takuar Dakon dhe Kokën në qeli, ja

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 7 muajsh tregoi në një intervistë ekskluzive për drejtuesen e emisionit Now në Euronews Albania, Erla Mëhilli bashkëjetesën me personazhe të njohur të politikës.

Beleri, i cili ndodhet në të njëjtin ambient ku mbahet ish-ministri Lefter Koka dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, tha se takohet dhe flet shpesh me ta, edhe për drejtësinë në Shqipëri.

Sipas Belerit, qëndrimi i tyre për SPAK nuk është ai që dëgjohet në TV që “SPAK do shpëtojë Shqipërinë”, gjë që siç tha, është vetëm në mendjen e PS.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH