Kronikë

64-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i banesës

Shkruar nga Liberale
64-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i

Një 64-vjeçar me inicialet B.M. i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, në lagjen “Isa Boletini”.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia vijon hetimet.

“Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH